Një qen i Forcave Ajrore Britanike, i cili i mbijetoi me guxim
konflikteve në Bosnje, Afganistan dhe Irak, u dekorua zyrtarisht si një
hero lufte.

Qeni 9-vjeçar i bëri një shërbim të madh atdheut të tij, nëpërmjet aftësisë për të nuhatur minat anti-njeri të fshehur në zonat e nxehta, duke ndihmuar kështu në shpëtimin e shumë jetëve të ushtarëve.

Në pamundësi për të folur, ishte pronari i tij, rreshteri 45-vjeçar Barrow ai që falenderoi autoritetet për këtë nderim. “Sa herë që sulmonim, Buster (emri i qenit) priste me qetësi deri në fundin e të shtënave dhe pastaj dilte në sheshin e betejës për të nuhatur për eksplozivë të mundshëm të fshehur. Ai ishte miku ynë më i mirë në luftime, një hero i vërtetë”.

Top Channel