Franca humbet edhe Riberinë

05/10/2011 00:00

As ylli i Bajernit të Mynihut Frank Riberi nuk do të jetë i gatshëm të luajë për Francën të premten kundër Shqipërisë në “Stade de France”. Pas Horosë, Benzemasë dhe Sanjasë, listës së gjatë të mungesave për “gjelat” dje iu shtua edhe sulmuesi që luan në Bundesligë, por edhe mesfushori i PSG-së Blaise Matuidi.

Menjëherë trajneri Loren Blank mori masat, duke thirrur urgjentisht tre lojtarë: sulmuesin e Lacios Zhibril Sisë, anësorin e Valencias Zheremi Matjë dhe lojtarin e Lilës, Matjë Debushi.

Në ndeshjen e parafundit të dy kombëtareve në eliminatoret e Euro 2012 duket se nuk do të luajë as Erik Abidal. Për mbrojtësin e majtë, Barcelona i ka dërguar një paralajmërim të qartë Blankut: Abidal nuk duhet të luajë me Shqipërinë, ndërsa për sfidën e së martës me Bosnje-Hercegovinën, gjendja e tij duhet verifikuar.

Top Channel