Policët e EULEX-it nga Njësia për hetimin e krimit të organizuar kanë
kryer një operacioni të bastisjes dhe arrestimit, lidhur me hetimet e
pohimeve për korrupsion dhe keqpërdorime në prokurim.

Keqpërdorimet e pohuara kanë të bëjnë me procedurat e prokurimit në Policinë e Kosovës dhe bizneseve që e furnizojnë policinë me armë dhe municione. Për shkak të këtyre keqpërdorimeve të pohuara, buxheti i Policisë së Kosovës është dëmtuar me shuma që mund të arrijnë deri në miliona euro, gjë që e ka bërë Policinë e Kosovës viktimën kryesore të kësaj afere.

Ata kane bere gjithsej gjashtë arrestime, duke përfshirë tre punëtorë biznesi, dy zyrtarë nga administrata e Policia e Kosoves dhe një punëtor nga Ministria e Punëve të Brendshme. Përveç kësaj, janë bastisur edhe dymbëdhjetë mjedise të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë shtëpi private, objekte afariste dhe zyra publike.

Po ashtu, si pjesë e këtij hetimi, policia gjermane ka kontrolluar edhe nje biznes dhe një shtëpi private në Gjermani. Bastisjet dhe arrestimet u bënë me autorizimin përkatës të gjykatësit të procedurës paraprake të EULEX-it.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA