Dy ndeshje pezullim për Mourinho

05/10/2011 16:10

Trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho, është dënuar me 2 ndeshje pezullim dhe 600 euro gjobë, ndërsa zv/trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, është dënuar me 1 ndeshje pezullim dhe 600 euro gjobë.

Ky vendim është marrë për incidentin që ndodhi mes këtyre dy personazheve në ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës, Barcelona-Real Madrid 3-2. Trajneri portugez i Realit i futi gishtin në sy zv/trajnerit të katalanasve në një moment ku lojtarët e të dyja skuadrave kishin filluar një sherr masiv në fundin e ndeshjes, ndërsa Vilanova u kundërpërgjigj me një goditje në kokë ndaj teknikut.

Gjithashtu klubi madrilen dhe ai katalanas janë gjobitur me nga 90 dhe 180 euro respektivisht.

Mourinho dhe Vilanova do t’i shlyejnë ndeshjet e dënimit vetëm në Superkupën e Spanjës.

Top Channel