Politikani serb, Vuk Drashkovic ka deklaruar se KFOR-i u provokua nga ekstremistë serbë ditën e shkëmbimit të zjarrit në lagjen e boshnjakëve në veri të Kosovës.

“Ushtarët e KFOR-it u provokuan nga grupe ekstremistësh serbë dhe për këtë arsye erdhi kundërpërgjigjia e tyre”, ka deklaruar Drashkovic.

Ai është i pari politikan serb që shpreh një qëndrim tërësisht ndryshe nga ai i qeveritarëve të Beogradit lidhur me incidentin në Qeshmellug.

“Politikanët serbë po e shtrembërojnë të vërtetën e asaj që po ndodh në veri të Kosovës”, ka shtuar lideri i Lëvizjes së Ripërtëritjes së Serbisë.

Pak ditë më parë, autoritetet serbe kërkuan që Kombet e Bashkuara të hetojnë ngjarjet në veri të Kosovës, pasi sipas tyre faktori ndërkombëtar nuk është treguar neutral.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen deklaroi të hënën në Bruksel se nuk ka nevojë për hetime të vecanta mbi veprimin e ushtarëve të KFOR-it, pasi ata vepruan për vetëmbrojtje.

Edhe në raste të tjera, politikani Vuk Drashkovic ka dalë kundër linjës politike të Beogradit zyrtar, të cilit i ka bërë thirrje që të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës, pasi ajo nuk do të kthehet kurrë në territorin e Serbisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA