Foto/ Romanca vazhdon edhe pas daljes nga Big Brother, Selin dhe Gimbo më të lumtur se kurrë gjatë pushimeve: Shiko çfarë doli nga…
Coca-Cola u shpall marka më e mirë në botë për vitin e dymbëdhjetë rradhazi. Në një anketë të bazuar tek shitjet, vlera e markës dhe perceptimi publik, pija me e njohur në planet mposhti sërish IBM, Microsoft dhe Google. Apple, kompania me vlerën më të lartë në bursë në botë, u rendit vetëm e teta. HTC-ja, ose “Apple i Azisë” gjendet 90 pozicione më pas.
Nokia dhe Nintendo nuk janë më ndër dhjetë markat më të njohura në botë. Ndërsa Tojota (11), edhe pse vuajti krizën që pasoi Japoninë pas tsunamit të muajit mars, është ende kompania prodhuese e makinave që renditet më mirë.
Në vendin e pestë është gjigandi amerikan General Electric, që ndiqet nga zinxhiri më i njohur fast-food-eve në botë, McDonald dhe firma më e madhe që prodhon procesorë, Intel. Në vendin e nëntë ndodhet Disney, ndërsa dhjetëshen e parë e mbyll Hewlett-Packard (HP).
Top Channel