Asteroidi gjigant drejt Tokës

05/10/2011 00:00

Një asteroid gjigant do të kalojë pranë Tokës brenda disa vitesh, informoi gjatë ditës Agjensia Hapësinore Amerikane, NASA.

Me një gjatësi sa dyfishi i lartësisë së malit më të lartë në botë, Everesti, asteroidi është më i madhi që është endur ndonjëherë kaq pranë planetit tonë.

I shikueshëm qartësisht nga teleskopët e NASA-s, trupi qiellor ka hyrë në një trajektore rreth Diellit dhe ka mundësi një në disa miliardë që të na godasë, diçka që do të sillte shkatërrimin e çdo forme jete.

Për herë të parë, asteroidi qarkullues rreth Diellit u zbulua në vitin 1807 dhe ai është skanuar në fundin e viteve 1990 nga teleskopi “Hubble”. Ajo që bie në sy mbi sipërfaqen e trupit qiellor janë krateret e shumtë.

Në kalimin e fundit pranë Tokës, asteroidi u afrua në një distancë deri rreth 2 500 kilometra, por ekspertët besojnë se kur ai të rikalojë pranë nesh pas disa vitesh, të kalojë edhe më pranë.

Top Channel