Shefi i misionit EULEX, Xavier Bout de Marnhac ka përfunduar një vizitë në Tiranë, ku me autoritetet vendase ka biseduar mbi mundësinë e shtrirjes së hetimit të akuzave të Dick Marty edhe në Shqipëri.

Ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, në takimin e zhvilluar me De Marnhac, ka shprehur gatishmërinë e Shqipërisë për pritjen e prokurorëve të cështjes.

“Shqipëria është e interesuar për hetime të thella dhe bindëse. Ne jemi të bindur se ato do të provojnë se akuzat janë të rreme dhe dëshirojmë që ky kapitull të mbyllet njëherë e mirë”, ka deklaruar Haxhinasto.

Ndërsa shefi i EULEX-it, nga ana e tij ka bërë të ditur se prokurori i caktuar nga misioni i tij për këtë cështje do të vizitojë Shqipërinë në javët e ardhshme.

“Është në interes të të gjithë rajonit që ky hetim të arrijë në një përfundim të qartë, që ta mbyllë këtë cështje”, ka thënë Marnhac.

Zyrtari evropian ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Berisha, pas të cilit ka lënë Tiranën duke i vlerësuar takimet si “të suksesshme”.

Akuzat e senatorit zviceran Dick Marty i drejtohen kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaci gjatë kohës që drejtonte UCK-në, për një seri krimesh të rënda si rrëmbim personi, trafik organesh njerëzore, droge dhe armësh. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA