Zbuluesit e Supernovës marrin Nobelin për Fizikë

04/10/2011 00:00

Tre shkencetaret qe zbuluan pershpejtimin e ekspansionit te universit
permes vezhgimit te yjeve qe shperthejne, jane fituesit e Nobelit te
Fizikes per kete vit.

Gjysma e cmimit prej 1,1 milione eurosh do t`i shkoje amerikanit Saul Perlmutter, ndersa gjysma tjeter do te ndahet mes amerikano-australianit Brian Schmidt dhe Adam Riess edhe ky nga Shtetet e Bashkuara.

“Te tre keta shkencetare kane studiuar dhjetera shperthime yjesh, te quajtura Supernova dhe kane gjetur se universi po zgjerohet me nje ritem me te shpejte nga sa mendonim ne”, shpjegoi komiteti te Nobelit teksa percillte vendimin. Ka qene nje zbulim absolutisht befasues edhe per ata vete.

Fituesit kane vezhguar te ashtequajturat Supernova te Tipit 1 dhe kane dale ne perfundimin se shume objekte te largeta duket sikur levizin me shpejt, cka sugjeron se universi jo vetem po shtrihet, por ekspansioni i tij eshte ne pershpejtim.

Per te shpjeguar kete fenomen, kozmologet pretendojne ekzistencen e te ashtequajtures “energji e erret”.Ndonese natyra e saj vazhdon te mbetet e veshur ne mister, teoria mbizoteruese e momentit eshte se energjia e erret perben rreth tre te katertat e universit. Çmimi për fizikën është tradicionalisht i dyti nga gjithsej pesë, me të cilat krijuesi i ketij vleresimi prestigjioz, Alfred Nobel i cili vdiq në 1896-ën, donte të nxiste angazhimin shkencor në të mirë të njerëzimit.

Top Channel