Një shtëpi me 100 dritare për të bërë më të thjeshtë komunikimin mes personave me probleme dëgjimi dhe fëmijëve të tyre.

Ky është projekti i fundit i arkitektit japonez Takeshi Hosaka, i cili u ofron një zgjidhje praktike dy prindërve të shurdhër që komunikojnë me fëmijët e tyre nëpërmjet gjuhës së shenjave dhe asaj vizive.

Ndërtesa që ngjan me një copë të madhe djathi zvicerian, ka dhjetëra dritare të vogla (vetëm 20 cm të gjera) në mure dhe tavan. Dritaret u mundësojnë prindërve të kontrollojnë në çdo kohë lëvizjet e fëmijëve, edhe kur luajnë në kopsht apo ndodhen në një tjetër dhomë.

Strukturë e ndriçuar

Pjesa e parë e godinës, që është quajtur “Room Room” dhe që gjendet në lagjen popullore Itabashi të Tokios, është ndërtuar 5 vite më parë. Kohët e fundit, struktura është zgjeruar dhe tani përbëhet nga dy dhoma të vogla në katin e parë dhe një më e madhe në të dytin: dritaret e vogla jo vetëm që e bëjnë shtëpinë më të shndritshme dhe mikpritëse, por edhe lejojnë të kalojnë mes tyre pemët dhe bimët e kultivuara brenda shtëpisë.

Kjo nuk është hera e parë që arkitekti japonez habit botën me projektet e tij të veçanta. Vitin e kaluar, Hosaka ideoi dhe ndërtoi “Hoto fudo”, restorantin që duket duket sikur qendron përmbi re pranë malit Fuxhi.

FOTO GALERI
1/9
Shtëpia me 100 sy

Top Channel