Zyra e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut i bën thirrje Serbisë: Mos përdorni forcë të tepruar policore në protesta! Kryeqyteti kosovar, Prishtina ishtë në ditë zie të martën në shenjë proteste ndaj vrasjes së Drejtorit të Arsimit Remzi Salihu. Institucionet komunale nuk punuan e po kështu edhe ato arsimore.
Komuna hapi dyert për homazhe në shenjë nderimi për Drejtorin e Arsimit Remzi Salihu. Një mbledhje komemorative në të cilën u fol për jetën dhe veprën e të ndjerit po kështu u organizua nga Komuna e Prishtinës.
Ministri i Arsimit i Kosovës, Ramë Buja deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri dhe bashkëpuntor të tjerë, folën për jetën dhe vepren e Remzi Salihut. Ndërsa duke folur për aktin që i mori jetën Remzi Salihut në vendin e tij të punës, Ministri i Arsimit Ramë Buja tha se ky sulm ndaj instituticioneve të shtetit tregon se akoma ka punë për t’u bërë në parandalimin e akteve kriminale.
Buja ripërsëriti kërkesën për një gjykim të pavarur të shkaqeve dhe pasojave të kësaj dite të rëndë për arsimin në Kosovë si mënyrën e vetme, sic tha ai, për të rritur shpresën për të ardhmen e shoqerisë kosovare. Ndërkaq deputeti Ismet Beqiri tha se LDK-ja humbi njërin nga veprimtarët e saj. Ai e quajti akt qyqar e barbar atë që Gani Sahiti bëri një ditë më parë. Beqiri tha se një njëri që ishte mësues doli të ishte një vrasës.
Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Remzi Salihu u vra të hënën në zyrën e tij të punës. Vrasësi është identifikuar. Ai është Gani Sahiti me profesion, professor i biologjisë.
Top Channel