Milan dhe United ndjekin Javi Garcia

04/10/2011 15:40

Javi Garcia po luan sezonin e tretë në radhët e Benfikës dhe paraqitja e mirë në kampionatin portugez ka zgjuar interesin e ekipeve si Milan dhe Manchester United.

Kuqezinjtë kërkojnë një mesfushor qendre duke parë situatën e të dëmtuarve në këtë sektor ndërsa “Djajtë e Kuq” kanë si qëllim të marrin një futbollist të ri në moshë.

Mesfushori, i cili ka luajtur për Real Madridin, Osasunën dhe Benfikën, ka fituar një kampionat dhe dy kupa me ekipin e Lisbonës.

Sipas mediave spanjolle, pritet që ofertat për Javi Garcia të vijnë në verën e ardhshme.   

Top Channel