Messi: Nuk largohem kurrë nga Barça

04/10/2011 15:20

Lionel Messi, sulmuesi i Barcelonës, deklaroi për një program televiziv argjentinas se ka për qëllim të qëndrojë gjatë gjithë karrierës tek ekipi katalanas duke shtuar se vetëm në përfundim të saj mund të kthehet për të luajtur në vendlindje.

“Nëse gjërat vazhdojnë si tani, nuk kam ndërmend të largohem ndonjëherë nga Barcelona. Më pas, kur të lë futbollin do të kthehem për të jetuar në Rosario. Kjo është ajo që dua nga jeta, por nuk përjashtoj mundësinë që në fund të karrierës të luaj edhe në Argjentinë”, u shpreh Messi.

Përsa i përket mungesës së sukseseve me kombëtaren, Messi theksoi: “Nuk po arijmë rezultate me Argjentinën, por tifozët e dinë se nuk jam vetëm unë fajtori. Unë nuk mund të fitoj i vetëm ndeshjet, por varet nga të gjithë, ashtu siç ndodh tek Barcelona. Jam mësuar tashmë me kritikat e shtypit, por e di që argjentinasit më duan dhe më vjen shumë mirë kur më ndalojnë në rrugë e më thonë fjalë të mira.”

Top Channel