Komisionerja evropiane për Cështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom ka
deklaruar se Kosova ka bërë progres në negociatat me BE-në për
liberalizimin e vizave.

“Ne dërguam misionin tonë para një muaji dhe konfirmuam se në Kosovë është bërë progres i dukshëm”, deklaroi Malmstrom.

Megjithatë, komisionerja ka nënvizuar se shteti i ri ka ende shumë punë për të bërë.

“Prishtina duhet ende të marrë drejtimet me anë të të cilave do të saktësohen kushtet që duhen përmbushur që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza”, nënvizoi Malmstrom.

Qytetarët kosovarë janë të vetmit në Ballkan që u duhet viza për të udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia fituan heqjen e këtij regjimi në vitin 2009, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja e fituan një vit më vonë.

Vendet në fjalë, në fund të muajit të kaluar morën një paralajmërim nga Brukseli për rivendosjen e vizave, pas rritjes së numrit të azilkërkuesve. Vetë komisionerja

Malmstrom u kërkoi ministrave të Brendshëm të 5 vendeve informacione mbi masat e marra për frenimin e këtij fenomeni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA