Agjensia Hapësinore Europiane do të udhëheqë një prej misioneve më ambicioze ndonjëherë, për të zbuluar më shumë detaje rreth Diellit.

Një satelit i quajtur “Solar Orbiter” do të drejtohet 42 milion kilometra larg yllit, më pranë se çdo trup tjetër qiellor i ndërtuar nga njeriu në histori.

Rruga e satelitit në fjalë drejt Diellit do të nisë në vitin 2017, ndërsa projekti do të kushtojë një miliardë euro.

NASA, Agjensia Hapësinore Amerikane, gjithashtu do të bashkëpunojë, duke dërguar dy aparatura që shërbejnë për funksionimin e mjetit.

Misioni pritet të shërbejë për për të hetuar rreth dy prej mistereve më të mëdha të hapësirës, energjinë diellore dhe vrimat e zeza.

Top Channel