Zidane: Trajner i Francës? Pse jo

03/10/2011 14:10

Zinedine Zidane, drejtori i futbollit i ekipit të parë të Real Madrid, dha një intervistë për ‘Le Parisien’ në të cilën nuk përjashtoi mundësinë e marrjes së detyrës së trajnerit të përfaqësueses franceze në një të ardhme.

“Trajneri i Francës? Pse jo. Nuk do të ishte keq. Gjithçka mund të ndodhë në jetë”, u shpreh ish-numri 10 i “Gjelave”.

Zidane lavdëroi edhe lojtarët francezë që luajnë për Real Madrid: “Benzema është futbollisti më i talentuar francez. Varane më habit për faktin se është vetëm 18 vjeç dhe nuk ka aspak frikë të luajë në një stadium si Bernabeu.”

Top Channel