Superliga, Teuta i bashkohet në krye Tiranës

03/10/2011 20:30

Teuta i është bashkuar në krye të klasifikimit të Superligës skuadrës së Tiranës, pas arriti të fitojë ndaj Bylisit në ndeshjen mbyllëse të javës së katërt, të përfuncuar pak më parë.

Diferencën midis dy skuadrave e bëri një gol i Çotës në minutën 72 të takimit, ndihmuar nga një gabim i pafalshëm i portierit Egbo, të cilit i shpëtoi topi nga duart në një mënyrë të pashpjegueshme në një aksion pa pretendime.

Me këtë fitore, Teuta ngjitet në kuotën e nëntë pikëve, po aq sa Tirana, e cila fitoi ditën e dielë në kryeqytet përballë rivalëve për titull të Flamurtarit.

Top Channel