Spanjë, shpërbëhet Partia Radikale baske

03/10/2011 20:55

Lufta e armatosur e organizatës separatiste baske “ETA” do të marrë fund një herë e përgjithmonë javën e ardhshme, me shpërbërjen e paralajmëruar të Partisë radikale Ekin, përfqësuese të frymës luftarake të organizatës.

Muaj më parë, ETA deklaroi fundin e luftës së sa të armatosur për të kërkuar pavarësinë e krahinës baske nga Spanja. Si pasojë e vijës së re të zbutur të organizatës, Ekin publikoi ditën e djeshme një komunikatë, në të cilën shprehte bindjen se “në kushtet e krijuara, nuk ka më arsye që partia të ekzistojë”.

E krijuar si Parti në vitin 1999, Ekin ka patur tradionalisht një ndikim të madh mbi vendimarrjen e ETA-s, ndërsa është sulmuar sistematikisht nga Madridi zyrtar për përfshirjen e tij në “aktivitete terroriste”.

Në katër dekada të ekzistencës së saj, ETA është bërë përgjegjës për atentate dhe sabotime të shumta, të cilat kanë shkaktuar në total vdekjen e 829 personave, të paktën sipas statistikave zyrtare.

Top Channel