Roland Piku ka kaluar pushimet e verës në kryeqytetin serb. Pas një aksidenti trafiku, ai ka më shumë se një muaj e gjysmë në Serbi duke pritur gjyqin për t’ia kthyer dokumentet pas vendimeve. Por, kjo nuk është duke ndodhur.
Rolandi ka qenë duke shkuar për në Maqellarë afër Dibrës dhe ka shfrytëzuarSerbinë për të arritur nga Bolonja përmes Maqedonisë më shpejt në Shqipëri. Por, nuk ka arritur deri në vendlindje.
Gjyqësia serbe ka procedura të paqarta dhe fillimisht ai ka menduar që do të mbarojë kjo histori më shpejt.
“Kam 1 muaj e gjysmë që nuk kam parë familjen, edhe punën e kam në Itali. Dokumentet nuk m’i japin pa mbaruar gjyqi dhe nuk të japin asnjë sqarim”, shprehet Rolandi.
Posta dhe shqyrtimi i dokumenteve bëjnë që ai të paguajë qira për çdo natë qëndrimi. Kur ka kërkuar sqarime Prokuroria ka thënë se shpejt mund të shkohet vetëm në paraburgim.
“Në Itali do ishte zgjidhur shumë shpejt sepse nuk ka dëmtime të rënda, madje dëmtimet i kam pasur unë me familjen time. Kam harxhuar shumë para deri tani.
Rolandit i ka ngelur që pushimet t’i bëjë vitin e ardhshëm. Por, nuk e di se kur do të kthehet në Itali dhe pushimet e këtij viti do të lënë gjurmë, jo vetëm si lëndime fizike.
Top Channel