Milan-Inter, nisja më e keqe në dy dekada

03/10/2011 16:00

Humbja e ditës së dielë ndaj Juventusit (2-0) shndërron Milanin në mbajtës një rekordi negativ, atë të kampionit me nisjen më të dobët në dy dekadat e fundit në Serisë A.

Për herë të fundit, një kampione e niste kampionatin me një mesatare prej vetëm një pike në ndeshje në sezonin 1990-91. Atëherë, Napoli fitoi vetëm një prej pesë takimeve të para, ashtu si kuqezinjtë e këtij edicioni dhe përfundoi kampionatin vetëm në vendin e tetë në renditje.

Megjithatë, situata nuk paraqitet më e mirë as në radhët e gjigantes tjetër të Milanos, Interit. Me vetëm katër pikë në renditje, pas një fitoreje, një barazimi dhe tre humbjesh, zikaltërit kanë regjistruar nisjen e tyre më të dobët në 28 vitet e fundit. Edhe më shqetësues bëhet bilanci duke parë se mbrojtja e Interit ka pësuar plot dhjetë gola më shumë se Juventusi, i cili për momentin udhëheq së bashku me Udinezen kampionatin italian.

Interesant fakti se mbrojtja e dytë më e dobët e kampionatit, pas asaj të Interit, është ajo e Novarës së portierit të kombëtares sonë, Samir Ujkanit. Shqiptari e ka nxjerrë topin dhjetë herë nga rrjeta në këto pesë ndeshje, për një mesatare prej dy golash të pësuar në takim.

Top Channel