Marchisio fundos Milanin

03/10/2011 08:00

Juventusi ka fituar përballjen e madhe të kësaj jave të Serisë A me Milanin, duke e mundur në fushën e tij me rezultatin 2-0.

Një Milan i lodhur e i çorientuar në mesfushë nuk ka mundur t’i rezistojë presingut juventin që ka zgjatur për gjatë gjithë 90 minutave.

Në pjesën e parë momenti më i rrezikshëm për bardhezinjtë ishte goditja e traversës nga Vucinic, megjithatë 45 minutat përfunduan 0-0.

Edhe në të dytën Milani përpiqet disi por tentativat e tyre ishin të pamjaftueshme. Në minutën e 87-të kur një aksion perfekt mbyllen nga gol rokambolesk i Markizios nervat e kuqezinjve nuk mbajnë më dhe Boateng menjëherë del me kartonin e kuq pas dy të verdhave.

Dy minuta më pas Markizio shënon edhe golin e dytë, këtë herë të dhuruar nga portieri Abiati. Ndërkohë edhe Lacio ka fituar ndaj Fiorentinës me rezultatin 2-1.

Ashtu si rreth dy vite më parë kur e eliminoi fiorentinën nga Champions League me Bayernin, sërish Klose është ai që i merr tre pikët me golin e dytë ndërkohë që për skuadrën vjolë golin e vetëm e shënon Cerci.  

Top Channel