Kobe Bryant pranë kalimit tek Bolonja

03/10/2011 18:05

Disa herë fituesi i çmimit të basketbollisitit më të mirë të vitit në NBA, Kobe Bryant, është pranë kalimit tek skuadra italiane e Virtus Bolonjës, informon sot rrjeti mediatik “Mediaset”.

Me grevën që rrezikon të pezullojë për një vit kampionatin amerikan, Kobe duket pranë finalizimit të një marrëveshjeje që do t’a shndërronte në ikonën e re të Euroligës dhe të Serisë A të basketbollit në Itali.

”Jemi duke punuar shumë intensivisht për të arritur marrëveshje mbi pikat e fundit të kontratës”, shprehet një prej drejtuesve të Bolonjës. “Ekziston një vullnet i përbashkët për të mbyllur me sukses këtë marrëveshje dhe jemi shumë optimistë se gjuha e përbashkët mund të gjendet shumë shpejt”.

Në mëyrë që kalimi i Kobes në radhët e Virtusit të realizohet, duhet edhe që ekipet e tjera italiane të pranojnë marrëveshjen. Në mënyrë që të paguhet paga e Kobes, Bolonja ka kërkuar gjysmën e të ardhurave nga biletat në të gjithë stadiumet ku do të luajë.

Në radhët e Los Anxhelos Lakers, Bryant përfiton aktualisht rreth 20 milionë dollarë në vit, por duket se ai është i gatshëm të bëjë një sakrificë të rëndësishme ekonomike për të kaluar përtej Atlantikut.

Top Channel