Itali, lirohet Amanda Knox

03/10/2011 22:25

Gjykata e Apelit në Itali vendosi lirimin e shtetases amerikane Amanda Knox dhe të dashurit të saj italian, Rafaele Sollecito, që të dy të akuzuar për vrasjen e shtetases britanike, Meredith Kercher në shtatorin e 2007-s.

Apeli rrëzoi vendimin e një gjykate të shkallës më të ulët duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të dy të rinjve duke marrë si të mirëqena provat e paraqitura nga mbrojtja e dy të pandehurve të cilat, sipas gjykatës, vërtetojnë që nuk kanë qenë në vendngjarje në momentin e ndodhjes së krimit.

Knox dhe Sollecito ishin të dënuar përkatësisht me nga 26 dhe 25 vjet burg për vrasjen e Kercher.

Kercher, 21 vjec u gjet e mbuluar në gjak në pishinën e banesës së që ndante me amerikanen Knox dhe dy shtetas italianë në Perugia, ku kishte mbërritur për studime në vitin 2007.

Vendimi i Apelit pritet të jetë një sfidë për hetuesit italianë, të cilët tashmë duhet të përqendrohen në pistat të reja dhe nën presionin e publik, vecanërisht atij britanik, për gjetjen e autorëve të krimit makabër.

Top Channel