Qeveria greke ka miratuar në mbrëmjen e së dielës projektbuxhetin për
vitin 2012, që konsiderohet si më i egri i dhjetëvjecarëve të fundit, për
arsye të masave të reja që ai përmban.

Sipas Athines zyrtare deficiti per vitin 2011 do te jete ne 8.5%, shume larg parashikimeve te BE dhe FMN per ta zvogeluar ate ne masen 7.6%. Burime qeveritare bejne te ditur se shkak per kete ka qene recensioni prej 5.5% qe pesoi ekonomia greke pergjate ketij viti. Gjithashtu kabineti Papandreu ka miratuar edhe ligjin e shumeperfolur per 30000 nenpunes që do të gjenden jashtë sektorit publik dhe do të vendosen në statusin e personelit rezervë per t’u pushuar nga puna pas nje viti. Por sipas parashikimeve ky numer do te shkoje deri ne 2015 ne me shume se 300.000 vete,nje reduktim i papare i administrates se shtetit grek ne historine e tij.

“Per vite me radhe dy partite e medha kane krijuar nje sektor te madh publik ,kryesisht me kete sistem klientele te personave qe kane punesuar dhe do te jete shume e veshtire te ndryshoje, sepse kerkon nje riorganizim total te menyres se si do te funksionojne sherbimet zyrtare dhe se si do ta organizojne sektorin e administrates publike”, thotë Haralambos Kutalakis, profesor në Universitetin e Athinës.

Projektbuxheti se bashku me masat e reja do te cohen per miratim urgjent ne parlament ne mbremjen e se henes,nderkohe qe Athina pret driten jeshile te specialisteve te trojkes qe ndodhen ne kryeqytetin grek, per te miratuar kestin e gjashte te ndihmes prej 8 miliard eurosh.

Ceshtja greke eshte ne axhenden kryesore te samitit te sotem te minsitrave te Finacave te Eurozones perderisa rreziku i falimentimit te Greqise, perben nje presion te madh ndaj saj, ndaj BQE-se dhe ekonomise boterore ne pergjithesi kane deklaruar burime nga Brukseli. Nderkohe ne Greqi vazhdon te pershkallezohet levizja greviste qe do te arrije kulmin diten e merkure ne nje greve te pergjitshme te nenpunesve te sektorit shtetor dhe atij privat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA