Fier, “Snajperi†prangos trafikantin
03/10/2011 19:25
Policia e qytetit të Fierit ka vënë në pranga një 22-vjecar të akuzuar për trafik armësh dhe droge.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi Eni Xhelaj, ndërkohë që një person tjetër është shpallur në kërkim.
Burimet saktësojnë se gjatë kontrollit të banesave të të dyshuarve, uniformat blu gjetën dy pistoleta, një pushkë snajper dhe një automatik.
Burimet nënvizojnë se objektet në fjalë u gjetën në një banesë në fshatin Rerëz dhe do të shërbejnë si prova materiale ndaj të akuzuarve.
Top Channel