Cheney: Obama t’i kërkojë falje Bushit

03/10/2011 17:55

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Dick Cheney ka përgëzuar presidentin aktual të SHBA, Barack Obama, për vrasjen e terroristit Anwar al Awlaki në Jemen.

Por nga ana tjetër, ai ka kërkuar që shefi aktual i Shtëpisë së Bardhë t’i kërkojë ndjesë administratës parardhëse të drejtuar nga George W. Bush.

“Obama të tërhiqet dhe të korrigjojë atë që ka thënë dy vjet më parë, kur na kritikoi për reagimin tonë, sipas tij të ekzagjeruar, pas sulmeve të 11 shtatorit”, ka deklaruar Cheney.

Ndërkohë, dega e Al Kaedës në Jemen ka përgënjeshtruar lajmin për vdekjen e imamit Al Awlaki, përmes një avioni të telekomanduar.

E përditshmja “Yemen Post”, që citon degën e rrjetit terrorist, shkruan se 25 përfaqësues të tribusë Awaliq, e njëjta e imamit me pasaportë amerikane, shkuan në Jauf ditën e djeshme dhe nuk e gjetën trupin e tij.

Madje, ato kërkuan nga autoritetet që të bëhet testi i ADN-së mbi trupat e gjetur, i cili sipas tyre do të provojë që lideri nuk ka vdekur.

Top Channel