Censusi, verifikimi, pas deklarimit

03/10/2011 00:00

Anketuesit që po kryejnë regjistrimin e popullsisë në terren nuk kanë të
drejtë të bëjnë verifikim të deklarimit të qytetarit duke i kërkuar
këtij të fundit dokumenta, si pasaportë apo kartë identiteti.

Drejtorja e INSTAT, Ines Nurja shpjegon se deklarimi i qytetarit eshte i lire dhe shkruhet ashtu sikurse ai deklaron.

“Eshtë një deklarim i lirë nuk bëhet me dokumentacion. Anketuesit nuk kanë të drejtë t’i kërkojnë dokument identifikimi të anketuarve. Anketuesi ka të drejtë vetëm të shpjegojë pyetjet dhe nuk duhet të vërë në dyshim përgjigjet e dhëna nga personi i anketuar”, tha Nurja.
 
Lidhur me rastet e deklarimeve te rreme Nurja sqaron se kjo i perket nje faze tjeter pas regjistrimit te te dhenave ne terren. Duke perjashtuar gabimet njerezore, deklarimet e rreme me qellim, kane penalitete, por Nurja beson se nuk do te kete raste te tilla te qellimshme.

“Po të shihet që një pyetësor ka një rrjedhë logjike që nuk shkon, në rastet e konstatuara do të nisë verifikimi i të dhënave. Regjistrimi mbaron për tre javë dhe nuk ka rikthim të qytetari”, shpjegon Nurja.

Pervec penalizmit, INSTAT ende nuk ka percaktuar, se si do te veprohet me rastet, kur qytetaret mund te kene bere deklarime te rreme jo vetem ne ceshtje qe i perkasin etnise dhe fese,  pasi sipas specialisteve kjo i perket nje faze te trete. Por duke theksuar se nuk do te kete rikthim per te marre te dhena te sakta tek qytetaret, atehere keto deklarime perjashtohen nga rezultatet perfundimtare qe do te nxjerre INSTAT ne kete census.

Top Channel