Perry: Do çoj ushtarë në Meksikë

02/10/2011 18:50

Guvernatori republikan i Teksasit, Rick Perry, që pritet të hyjë në garën presidenciale, zotohet se do të dërgojë ushtarët amerikanë në Meksikë për të luftuar bandat e narko-trafikut.

Ai e bëri këtë deklaratë, gjatë një mitingu në Nju Hempshëjr.

“Do të duhet ushtria jonë në Meksikë, të bashkëpunojë për të ekzekutuar kartelet e drogës dhe t’i mbajë larg kufirit”, tha ai.

Kjo lëvizje do të shkojë përtej përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në luftën kundër drogës në Meksikë.  

Guvernatori Perri nuk dha detaje të mëtejshme, se cfarë ndërhyrje ushtarake do të ndërmarrë. Sipas analistëve, sugjerimi i Perrit, me shumë gjasa, mund të irritojë qeverinë e Meksikës për këtë cështje delikate.

Fill pas fjalimit të tij, Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate, shpjegoi se do të vazhdojë bashkëpunimin historik me Meksikën, në mbrojtje të njerëzve në të dyja anët e kufirit.

Cdo lëvizje e trupave amerikane në territorin eMeksikës do te ishte plotësisht e papranueshme për autoritetet e këtij vendi. Kushtetuta e Meksikës përcakton kufij të prerë, për cdo ndërhyrje të huaj.

Administrata e Obamës aktualisht garanton material të rëndësishëm për të mbeshtetur forcat e sigurise meksikane si dhe bashkëpunon ngushtë me shërbimet e inteligjencës së këtij vendi.

Analistët janë të mendimet, se komentet e Perrit dëshmojnë se ai është i prerë për cështjet e emigracionit dhe sigurisë, të cilat janë kritikuar nga kandidatët e tjerë republikanë, për garën presidenciale.

Top Channel