Napoli ka fituar edhe ndaj Interit duke konfirmuar idenë se është kthyer në një skuadër të madhe.
0-3 në favor të tyre ishte rezultati i ndeshjes së luajtur në San Siro. Gjithsesi një pjesë të meritës për këtë fitore e ka dhe gjyqtari i ndeshjes, i cili akordoi një 11-metërsh të dyshimtë për Napolin.
Kampanjaro shënoi golin e parë ndërkohë që Obi u ndëshkua me të kuq duke lënë interin me 10 lojtarë. Pas protestave të shumta për këtë vendim u ndëshkua me të kuq edhe trajneri zikaltër, Klaudio Ranieri.
Epërsia numerike i dha mundësinë napolitanëve të ishin më të qetë dhe të krijonin më shumë raste. Maxho dyfishoi rezultatin pas një gabimi të Nagatomos ndërsa në fund Hamsik shënoi golin e nokautit për zikaltrit që tashmë e shohin veten në vendin e 16, ndërkohë që Napoli ngjitet përkohësisht në krye të Serie A.
Në ndeshjen tjetër të së shtunës Roma e Luis Enriques mundi 3-1 Atalantën, falë golave të Bojan Kërkic, Osvaldos dhe Simplicios.
Top Channel