Rëndohet bilanci i viktimave të qëlluar me armë zjarri në Podujevë, ndërron jetë edhe një prej të plagosurave Menjëherë pas përfundimit të një ndeshjeje volejbolli ekstremistët serbë të pjesës veriore të qytetit të Mitrovicës kanë betonuar barrikadën mbi urën kryesore të lumit Ibër.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës pas ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Turqisë, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kampionatit Europian në volejboll.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonine Mitrovicës, Besim Hoti, që sipas tij përmes një përziersi të betonit është bërë përforcimi i barrikadës.
Tashmë disa serbë vazhdimisht bëjnë roje te barrikada kryesore që lidh veriun dhe jugun e Mitrovicës, ndërsa shpeshherë afër saj serbët luajnë edhe futboll.
Po ashtu, barrikadat e vendosura në pjesë të tjera të veriut, vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët që çojnë në pikat kufitare veriore 1 e 31, kurse bartja e doganierëve të Kosovës për në Bërnjak dhe Jarinjë vazhdon të bëhet nga ajri.
Vetëm pak kohë pasi KFOR-i kishte hapur për qarkullim pikën në Jarinjë, qarkullimi i automjeteve është ndërprerë pasi serbët kanë ngritur një tjetër barrikadë, kësaj radhe nga ana e Serbisë, duke bërë që përherë të parë barrikadat të ngrihen edhe jashtë territorit të Kosovës.
Raportohet se është shtuar numri i ushtarëve gjermanë në Jarinjë, ndërsa me helikopterë janë sjellë mjete për largim të barrikadave.
Në anën tjetër, Oliver Ivanovic, sekretar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i ka kërkuar komandantit të ri të KFOR-it, Erhard Dreus që të pranojë bisedimet me përfaqësuesit e serbëve për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Sipas tij, këto janë kërkesa modeste, por nëse nuk përmbushen atëherë serbët e Veriut nuk do të pranojnë t’i heqin barrikadat.
Ndërsa, disa ditë më parë zëvëndëskryeminstri i Qeverisë së Kosovës Hajredin Kuçi ka deklaruar se “durimit tonë do t’i vijë fundi”.
Top Channel