Australi, seks në ballkon, gjobiten

02/10/2011 14:45

Në Darvin të Australisë një burrë së bashku me partneren e tij kanë bërë seks në ballkonin e një pallati pa e vrarë mendjen për “spektatorët” e shumtë që po shijonin skenën nga rruga apo pallatet përballë.

Protagonisti është një biznesmen i njohur australian në sektorin e turizmit, John Wade. Kjo skenë i ka kushtuar atij një gjobë 120 dollarëshe për “sjellje të papërshtatshme”.

Njerëzit nuk kanë humbur rastin për të regjistruar “shfaqjen” dhe për ta përhapur në internet, ku në pak orë është klikuar me mijëra herë.

Top Channel