Shtatori më i nxehtë i Europës

01/10/2011 02:15

Ky është shtatori më i nxehtë në Itali këto 150 vitet e fundit dhe rekordi shënohet në Torino me 29 gradë.

Sipas meteorologëve italianë, ndryshimi do të ndihet nga fillimi i javës së ardhshme. Termometri shënoi  29 grade Celsius edhe në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. Në këtë vend është thyer rekordi i shënuar në Jork në vitin 1895.

Asokohe temperatura arriti në 27.8 gradë Celsius. Edhe ne Gjermani temperaturat janë 10 gradë më shumë se mesatarja e atyre të regjistruar në fund të cdo shtatori.

Top Channel