Peshëngritja “në duar” të huaja

01/10/2011 00:00

Kombëtarja shqiptare e peshëngritjes do të drejtohet nga një trajner i
huaj. Federate e Peshëngritjes ka marrë këtë vendim, pasi askush nga
trajnerët shqiptarë nuk ofron garanci për medalje në botëror dhe për më
shumë në olimpiadë.

Presidenti Esat Ademi ka publikuar dhe 10 peshngritësit të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në botërorin e Parisit.

Grumbullimi i kombëtares shqiptare të peshngritjes që do të startojë të hënën me 3 tetor do të vazhdojë edhe pas botërorit, deri në startin e Lojrave Olimpike Londër 2012.  

Top Channel