
Më e mira e eksperiencës ndër vite të spektaklit “Portokalli”, por edhe
një numër i madh personazhesh të reja do të jenë formula e sezonit të ri
të spektaklit të humorit të Top Channel, që nis të dielën e 2 tetorit.
Regjia Altin Basha dhe skenaristë Jani Duro dhe Vangjel Kozma. Problematika qe na prekin te gjtheve do te trajtohen nepermjet humorit, një pjese e mire e tyre të patrajtuara më pare.
“Problematikat e marrëdhënies në cift, problematikat e menaxhimit të artit, tregu i artit dhe si funksionon ai, apo probleme të tjera të natyrës politike, mënyra se si vjen politika në mediat shqiptare, mënyra se si e lexon media, apo se si ia servir atë publikut. Të gjitha këto elementë do të përpunohen në ‘Portokalli’, siguisht të ndryshme, të larmishme, me muzikë, me balet dhe sigurisht do të jetë një nga më të bukurat që ne kemi realizuar deri tani”, thotë regjisori Altin Basha.
Këtë herë do të shihni Gjinin ne Bashki, ku do të jetë P.R. i ketij institucioni,qe do te vertetoje mes te tjerash qe nuk ka ndryshime politike postesh, adoleshentja Nikita, Grabitqari apo menaxheri i artit, Portoshop-marketingu televiziv, skeci “Dua nuse”, nje shfrytezim i medias per probleme personale.
Keto jane vetem nje pjese e vogel e humorit qe do te sjelle spektakli i humorit ne kete sezon. Per me shume zbavitje e te qeshura, “Portokalli” do te jete ne transmetim nga 2 dy tetori, mbremjet e cdo te diele.
Top Channel