Një ditë para fillimit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni, nënkryetari i Komisionit Shtetëror për realizimin e këtij procesi, Abdylmenaf Bexheti, dhe anëtarët e tjerë shqiptarë dhe turq kanë dhënë dorëheqje për shkak të, siç thuhet, “mospërmbushjes së standardeve minimale për realizimin e regjistrimit”.

“Përgjegjësia duhet të merret në fillim dhe do të ishte më e vogël kur do të pranohet sepse pasojat e më vonshme do të ishin më të mëdha, prandaj u detyrova të bëhem zëdhënës i këtyre rrethanave për opinionin publik, por edhe kompetentëve t’ua bëj me dije se realiteti është ky”, deklaroi Abdylmenaf Bexheti , Nënkryetari i dorëhequr i Komisionit Shtetëror të Regjistrimi.

Pakënaqësitë e anëtarëve shqiptarë kanë të bëjnë me regjistrimin e diasporës dhe mundësinë e lënies së tyre jashtë regjistrimit për shkak të, siç thonë, interpretimit ndryshe të ligjit nga anëtarët maqedonas të komisionit.

Kreu i BDI-së në pushtet, Ali Ahmeti nuk ka komentuar dorëheqjen e anëtarëve shqiptarë ndërsa lideri i PDSH-së në opozitë Menduh Thaçi ka përshëndetur vendimin e tyre.

“Kjo është një situatë e re me ç’rast unë do t’i falënderoj të gjithë ata që kanë punuar deri tani. Nesër do të kemi prononcime për këtë situate”, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Është një sjellje e përgjegjshme e atyre njerëzve, më në fund më vjen mirë që ata e kanë kuptuar trikun elementar të Ali Ahmetit prej 2001. Ai i shtinë njerëzit në zjarr dhe i djeg, dhe nuk merr përgjegjësi politike, se ai ju tha dje atyre mos bëni ju politikë, ju jeni krejt njerëz që s’keni tru. Përgjegjësia do tu bindte edhe nënkryetarit edhe anëtarëve. Sigurisht se do të komplikohet situate”, u shpreh kreu i PDSH-së, Menduh Thaci.

Paraprakisht, anëtarët shqiptarë njoftuan edhe për mungesën e 1 mijë regjistruesve shqiptarë, që po ashtu lë hapësirë për manipulime, si dhe për fillimin e trajnimeve vetëm në gjuhën maqedonase. Edhe përkundër të gjitha këtyre problemeve, kryetarja e Entit Shtetëror për Statistikë, Bllagica Novkovska ka thënë se regjistrimi i popullsisë do të fillojë të shtunën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA