Policia e Kosovës organizoi një aksion kontrollues në burgun e Dubravës me urdhër të Gjykatës së Pejës.

Burime policore bëjnë të ditur se aksioni i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së shtunës u krye për shkak të dyshimeve se ka devijuar rregulli në këtë burg dhe se gjithcka funksionon sipas direktivave të disa të burgosurve. Zyrtarisht policia njoftoi se ky aksion vjen pas hetimeve se të burgosurit e burgut të dubravës kanë në posedim armë të ftohta, lëndë të ndryshme narkotike dhe sende të tjera të palejueshme.

Policia në këtë aksion kontrolli nëpër të gjitha pavionet e po kështu edhe objektet e tjera të burgut. Mësohet se është konfiskuar edhe lëndë narkotike por një sasi që nuk bëhet e ditur u është konfiskuar të burgosurve më herët nga personeli përkatës i kontrollit në burg.

Hetimet për këtë rast vazhdojnë ndërsa të shtunën u bë vetëm një aksion kontrolli ku nuk janë marrë në pyetje drejtuesit e burgut. E gjithë kjo bëhet pas kërkesës së ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuci për të hetuar burgun. Ai nëpërmjet telefonit tha se kjo po bëhet me qëllim të rritjes së rendit dhe diciplinës në qendrën korrektuese të burgut të Dubravës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA