Penallti apo interpretim? Rregulli i IFAB që “vulosi” kualifikimin e PSG-s ndaj Bayern Munich për në Budapest Një javë pas dhunës në Lushnjë, tifozët beratas bëhen sërish problematikë
në futbollin shqiptar. Këtë herë ata kanë qenë protagonistë në Peqin,
në ndeshjen Shkumbini-Tomorri, por fatmirësisht policia ka marrë masa të
menjëhershme duke i nxjerrë jashtë stadiumit dhe duke mos lejuar
agravimin e situatës.
Irritimi i tyre ka ardhur dhe si pasojë e humbjes së thellë të skuadrës beratase, e cila u mund 6-2 në Peqin.
Protagonisti i ndeshjes ishte Roland Dervishi autori i 5 golave të Shkumbinit. Përvec humbjes, ekipi beratas ndeshjen e ardhshme nuk do të ketë në dispozicion dhe portierin Llani dhe mbrojtësin Krasniqi, të dy të ndërshkuar me të kuq në Peqin.
Apolonia fitoi 0-1 duelin e debutuesve me Kamzën dhe ngjitet përkohësisht në vendin e dytë në klasifikim. Goli i vetëm i ndeshjes dhe i triumfit për fierakët u shënua në pjesën e dytë nga Rama. Fitoi po 1-0 dhe Pogradeci ndaj dinamos, skuadër kjo e cila ka vetëm 1 pikë në 4 ndeshje. Korcari Cipi shënoi në fundin e ndeshjes duke i dhënë pogradecarëve fitoren e dytë në Superligë.
Top Channel