
Një javë pas dhunës në Lushnjë, tifozët beratas bëhen sërish problematikë
në futbollin shqiptar. Këtë herë ata kanë qenë protagonistë në Peqin,
në ndeshjen Shkumbini-Tomorri, por fatmirësisht policia ka marrë masa të
menjëhershme duke i nxjerrë jashtë stadiumit dhe duke mos lejuar
agravimin e situatës.
Irritimi i tyre ka ardhur dhe si pasojë e humbjes së thellë të skuadrës beratase, e cila u mund 6-2 në Peqin.
Protagonisti i ndeshjes ishte Roland Dervishi autori i 5 golave të Shkumbinit. Përvec humbjes, ekipi beratas ndeshjen e ardhshme nuk do të ketë në dispozicion dhe portierin Llani dhe mbrojtësin Krasniqi, të dy të ndërshkuar me të kuq në Peqin.
Apolonia fitoi 0-1 duelin e debutuesve me Kamzën dhe ngjitet përkohësisht në vendin e dytë në klasifikim. Goli i vetëm i ndeshjes dhe i triumfit për fierakët u shënua në pjesën e dytë nga Rama. Fitoi po 1-0 dhe Pogradeci ndaj dinamos, skuadër kjo e cila ka vetëm 1 pikë në 4 ndeshje. Korcari Cipi shënoi në fundin e ndeshjes duke i dhënë pogradecarëve fitoren e dytë në Superligë.
Top Channel