Zgjohemi të lumtur, mbyllim ditën të mërzitur

30/09/2011 13:15

Miliona njerëz zgjohen të lumtur në mëngjes, por kjo ndjenjë zbehet me kalimin e ditës, sipas një studimi të statuseve në Twitter.

Kërkuesit analizuan tekstet anglisht të 2.5 milionë njerëzve në Twitter nga 84 shtete të botës.

Tekstet më “pozitive” i përkasin orëve të para të ditës, ndërsa statuset ku shprehet trishtim dhe ankth vihen re më së shumti në orët e mbrëmjes.

Michael Macy, i Universitetit të Nju Jorkut, u shpreh: “Ky studim tregon efektin rifreskues të gjumit dhe gjithashtu stresin që shkakton dita e punës tek njerëzit.”

Top Channel