NASA: Asteroidët e rrezikshëm, më pak se parashikimi

30/09/2011 17:10

Asterodidët përreth Tokës janë më pak se parashikimi. Sipas një studimi të ri, duke përdorur teleskopin hapësinor me rreze infra të kuqe Wise të NASA-s, numri i asteroidëve me një diametër më të madh se 100 metra është 20 mijë.

Ndërkohë është zbuluar 93% e trupave qiellorë më të mëdhenj se një kilometër.

Por kjo nuk do të thotë se nuk ka kërcwnime për Tokën: çdo ditë, Jet Propulsion Laboratory i NASA-s monitoron asteroidët që mund të na godasin, edhe pse mundësia që kjo të ndodhë është shumë e ulët.

Objekti më i rrezikshëm, 2011 SM 68, do të kalojë pranë planetit tonë në 2016-n dhe me një mundësi prej 0.00025% mund të na godasë.

Test në Atlantik për misionet në asteroidë

Më 17 tetor NASA do t’i japë udhë ekspeditës nëndetare Neemo 15, që do të çojë një grup astronautësh në thellësitë e Oqeanit Atlantik për 13 ditë, për të simuluar një ekspeditë të ardhshme mbi një asteroid.

Ky mision i fundit i programit NEEMO (Nasa Extreme Environment Mission Operations) do të nxjerrë në pahë tre aspekte thelbësore për një ekspeditë të ardhshme në asteroid: ankorimin, spostimin në sipërfaqe dhe vendosjen e pajisjeve për të mbledhur të dhëna.

Top Channel