Mërkuri është një planet unik

30/09/2011 00:00

Një planet i ri dhe i papërsëritshëm: vëzhgimet e reja të Mërkurit, të
realizuara gjatë këtyre muajve nga sonda Messenger e NASA-s, tregojnë
një imazh të papublikuar ndonjëherë të planetit më të vogël të sistemit
diellor.

Mes zbulimeve, të publikuara në shtatë artikuj në “Science”, është edhe kompozimi i sipërfaqes, e cila është shumë e ndryshme në krahasim me atë të planetëve të tjerë shkëmbor të sistemit diellor, pasi aktiviteti sizmik ndoshta është ende prezent.

Ky zbulim është shumë i rëndësishëm për të revolucionarizuar njohuritë që kishim deri më sot.

Top Channel