Liga e Europës, humb Lacio dhe PSG

30/09/2011 00:00

PSG dhe Lazio kanë humbur ndeshjet e dyta në Europa League, ndërkohë që skuadrat e tjera pretendente kanë fituar 3 pikë të tjera duke vazhduar kryesimet në grupet e tyre përkatëse.

Francezët e Leonardos janë mundur 2-0 në Spanjë nga Atletiko Bilbao. Golat e vendasve u shënuan të dy në pjesën e parë me Gabilondon dhe Laskurain.

U mendua se PSG do të reagonte në pjesën e dytë, por dalja e Sisokos me të kuqe i prishi planet e ekipit francez që tashmë duhet të mendojë për ndeshjet e ardhshme.

S’ka pikë në Portugali edhe Lazio, skuadra ku aktivizohet dhe Lorik Cana. Italianët u mundën 2-1 nga Sportingu dhe zbresin në vendin e 3 në grupin D.

Udinese, skuadra tjetër italiane në Europa League mori një pikë në Skoci pas barazimit 1-1 me Seltikun. Në barazim 1-1 përfundoi edhe ndeshja tjetër e grupit I, Rene – Atletletiko Madrid. Pas 2 ndeshjeve të para spanjollët e Atletikos dhe Udinese ndajnë vendin e parë në grup me nga 4 pikë.

Shalke ka fituar 3-1 duelin me Makabi Haifa duke i rrëmbyer izraelitëve dhe vendin e parë në grupin J. Edhe pse kaluan të parët në avantazh, turqit e Beshiktas u mundën 2-1 në Angli në Stoke City, skuadër kjo që ngjitet në krye të grupit E me 4 pikë. PSV Einthoven përmbysi rezultatin duke triumfuar 1-3 në Rumani ndaj vendasve të Rapid Bukuresht, e duke duke kryesuar i vetëm me pikë të plota në grupin C.

E njëjta situatë ishte edhe në Angli në ndeshjen Tottenham – Shamrock e cila përfundoi 3-1 në favor të vendasve.

Top Channel