Juventus, Chiellini: Milan, do të mundim

30/09/2011 20:25

“Milan mbetet skuadra favorite për kampionatin, por të dielën shpresojmë t’i japim një goditje të mirë ambicieve të tij”. I intervistuar në Juventus Channel, Giorgio Chiellini i jep zemër skuadrës në kuadër të ndeshjes së madhe të të dielës në mbrëmje.

“Kemi shumë dëshirë t’i tregojmë kampionatit dhe tifozëve se jemi dhe që mund të bëjmë diçka të rëndësishme – vijon mbrojtësi zikaltër. – Pastaj të luash kundër kampionëve në fuqi na jep akoma më shumë stimuj”.

Chiellini me shumë mundësi do të mbulojë Zlatan Ibrahimovic, i kthyer suksesshëm në ndeshjen e Champions kundër Viktoria Plzen.

“Nuk mund të jetë vetëm një person që të mbulojë një si ai. Duhet punë në grup. Megjithatë kur ka kampionë të tillë në fushë është mirë, sepse t’i mundësh ke më shumë kënaqësi”, theksoi Chiellini.

Top Channel