Google Maps në shërbim të hajdutëve

30/09/2011 02:00

Edhe hajdutët kanë nisur t’i përshtaten epokës së hi-tch. Të paktën në Shtetet e Bashkuara ku grabitësit po përdorin Google Maps për të lokalizuar banesat e të pasurve e për të thurur më pas planin e grabitjes.

30 vjecari Samuel Uatson u arrestua nga policia e Cikagos pasi kishte vjedhur bizhu dhe sende të tjera me vlerë në disa banesa të të pasurve të lokalizuara nëpërmjet Google Maps në Stree View, po në Cikago.

Sipas autoriteteve amerikane, Uatson kërkonte nëpërmjet Google Maps duke përdorur fjalët kyçe, “expensive homes” (shtëpi të shtrenjta), përcaktonte ato që i dukeshin më të lehta për të realizuar planin e tij të grabitjes dhe më pas godiste.

Top Channel