Dëmtohet Milito, rrezikon takimin me Napolin
30/09/2011 21:00
Në kuadër të ndeshjes me Napolin, Claudio Ranieri do të ketë Maicon e Stankovic, por me shumë mundësi nuk do të ketë Milito.
Sulmuesi i Interit ka pësuar një tërheqje muskulore gjatë stërvitjes së sotme dhe duhet t’i nënshtrohet disa kontrolleve mjekësore për të vlerësuar madhësinë e dëmtimit.
Është e vështirë që numri 22 zikaltër të zbresë në fushë në takimin e nesërm në orën 20:45.
Pas Cavani, që nuk do të luajë për një problem në kavilje, ndeshja e madhe e Meazza rrezikon të humbasë një tjetër protagonist.
Top Channel