Skocezja pas iktusit flet me theks italian

29/09/2011 17:30

Është skoceze, nuk ka qenë asnjëherë në Itali, por pas një iktusi ka filluar të flasë me theks italian.

Një 48 vjeçare nga Glasgow, Debbie McCann, pas sëmundjes së kaluar nëntorin e shkuar kur kishte humbur totalisht dhe aftësinë për të folur për disa javë, ka filluar të flasë fillimisht me theks kinez dhe më pas italian.

Gruaja tani është një ndër 60 personat në botë që është prekur nga sindroma e “theksit të huaj”, që godet personat që kanë pësuar trauma cerebrale, iktuse apo e migrenë.

Top Channel