Roberto Carlos, lojtar-trajner i Anzhit

29/09/2011 15:55

Roberto Carlos nuk do të jetë më vetëm mbrojtësi i majtë i ekipit rus të Anzhi, por edhe trajneri i skuadrës.

38-vjeçari brazilian do të bëhet trajner-lojtar pasi Gadzhi Gadzhiev është shkarkuar nga detyra e trajnerit pas rezultateve të dobëta.

Ndeshja e parë për Roberto Carlos si trajner do të jetë të dielën ndaj Lokomotiv.

Anzhi renditet në vend të shtatë të kampionatit rus të futbollit edhe pse ka në përbërje lojtarë si Samuel Eto’o, Diego Tardelli apo vetë Roberto Carlos.

Top Channel