Ndërron jetë arkitekti Enver Faja

29/09/2011 21:45

Arkitekti i njohur Enver Faja u nda nga jeta sot në një spital të Strasburgut, pas një semundjeje të gjatë.

Faja, 77 vjeç, njihet si një bashkëprojektues në disa vepra të mëdha si Galeria e Arteve, Qyteti Studenti dhe Muzeu Historik Kombëtar.

Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë i njohur edhe në fushën e diplomacisë.

Për shtatë vjet ka drejtuar ambasadën tonë në Poloni.

Enver Faja, kohët e fundit ishte i përfshirë edhe në debatin duke dhënë mendimin e tij kundër prishjes së Piramidës.

Top Channel