Berlusconi: Milan, më i fortë se Barcelona

29/09/2011 15:25

Pronari i Milanit dhe kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është i bindur se Milan është më i fortë se Barcelona dhe se “do të fitojë gjithçka këtë sezon”.

Berlusconi bëri këtë deklaratë para një grupi deputetësh të partisë së tij me të cilët po festonte 75 vjetorin dhe po komentonte fitoren e kuqezinjve ndaj Viktoria Plzen me rezultatin 2-0.

Padroni i Milanit u shpreh i kënaqur edhe për golin e Antonio Cassano që ishte goli numër 2000 i kuqezinjve nën drejtimin e Berlusconit.

Milan kryeson grupin H të Ligës së Kampioneve me pikë të barabarta me Barcelonën.

Top Channel