Shkodër, aksidentohet për vdekje 63-vjecari
28/09/2011 19:30
Një aksident me pasojë vdekjen e një 63-vjecari ka mesditën e së mërkurës në periferi të qytetit të Shkodrës, pranë zonës industriale.
Viktima, shtetasi Shaqir Aliaj, ka qenë duke lëvizur me një motocikletë kur papritur është përplasur me një veturë.
Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë pak minuta pasi është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e veturës të përfshirë në aksident, deri në sqarimin e plotë të rrethanve të ngjarjes.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
Top Channel